Software Tregtimi Opsioni IQ 4.0

Paketat software të Opsionit IQ kanë pësuar shndërrime të mëdha. Tani ato funksionojnë më mirë dhe janë më tërheqëse. Të gjitha elementet e ndryshme të ndërfaqes janë të bazuara te WebGL, një teknologji që paqaqet grafika komplekse tridimensionale, pikërisht brenda browser-it tuaj të internetit.

Një software i lehtë për përdoruesin për një përvojë të optimizuar për tregtim

A ke pasur vështirësi që të gjesh vend për të nëntë grafikët e tregtimit në një ekran të vetëm? Ne e kemi zgjidhur këtë problem duke zbatuar teknologjinë Emscripten në terminalin tonë më të fundit për tregtim, e cila transferon kodet komplekse në aplikacione desktop në faqe interneti pa pasur ndërprerje.

 

 

Përmirësimi i dukshëm në ndërfaqen e përdoruesit e bën software-in e Opsionit IQ të krahasueshëm me sisteme të tjera profesionale të tregtimit desktop. Tani është e mundur që të përzgjidhet midis dhjetra vendndodhjeve të grafikëve dhe konfigurimeve. Përmirësimi ynë më i fundit të lejon të zmadhosh apo të zvogëlosh në mënyrë të pavarur përmasën e secilës prej dritareve të browser-it.

 

Shih dy vjet të historisë së kuotimeve

Si mundet t'i analizosh kuotimet e tregtimit nëse nuk je në gjendje të shohësh të dhëna historike për ditën, javën apo muajin e fundit? Analiza e saktë e kuotimeve është pothuajse e pamundur në mungesë të të dhënave dhe të software-it të nevojshëm. Për këtë arsye, versioni më i fundit i Opsionit IQ ju jep më shumë informacoin në lidhje me aksionet se sa ka pasur ndonjëherë. Shih historikun e kuotimeve për dy vitet e fundit me aplikacionin e përgatitur së fundmi. Për herë të parë, një prej software-ve më të mira për tregtimin të lejon të analizosh kuotimet dhe të blesh aksione në të njëjtën dritare, falë software-it të ri të tregtimit Opsioni IQ.

 

Grafikët përkatës tashmë shfaqin të dhëna për aksionet për deri në një muaj

Analiza e grafikëve tani është më e lehtë dhe më e plotë si asnjëherë më parë. Periudha për krijimin e grafikëve për çmimet tani varion nga pesë sekonda në një muaj - ti zgjedh shkallën që funksionon për tregtimet e tua.

 

Analiza teknike e aktiveve është bërë më e lehtë me treguesit e rinj

Terminali i tregtimit për Opsionin IQ është tashmë më profesional dhe më i lehtë për t'u analizuar. Software-i më i fundit përfshin një sërë treguesish të rinj dhe më të sofistikuar, përfshirë MACD, Parabolic Sar, Stochastic Oscillator dhe Awesome Oscillator. Tani ka më shumë mundësi për analiza teknike me Opsionin IQ 4.0 se sa më parë.

 

 

Linjat Fibonacci

Linjat e mbështetjes dhe rezistencës janë dy prej instrumenteve më të njohura analitike që përdoren nga tregtuesit që punojnë me aksione. Opsioni IQ 4.0 e çon analizën e tregtimit në një nivel më lart me përdorimin e Linjave Fibonacci. Kjo mundësi jo vetëm që e përkufizon forcën e një trendi me saktësinë më të madhe, por edhe shfaq nivelet e korrigjimit të aksioneve në një mënyrë të qartë dhe koncize.

 

Grafikët me shtylla

Grafikët me shtylla të ridizajnuar (histogram) e përmirësojnë në mënyrë domethënëse analizën e prirjeve afatgjata. Te Opsioni IQ 4.0 grafikët me shtylla zënë më pak hapësirë se sa grafikët linearë dhe ata me hapësira të ngjyrosura (area) dhe japin të njëjtin informacion si edhe grafikët e çmimeve (candlesticks). Secila shtyllë tregon çmimin e hapjes të një aktivi të caktuar, çmimin e mbylljes si dhe pikat më të ulëta e më të larta në një periudhë të përcaktuar.

 

Software i shpejtë tregtimi për Mac dhe Windows

Software i ri Opsion IQ 4.0 mund të shkarkohet dhe instalohet në desktop-in tuaj. Versioni klient për PC është optimizuar si për Mac edhe për Windows për operim në mënyrë të pandërprerë. Opsioni IQ shfrytëzon gjithashtu arkitekturën ndër-platformë me teknologji OpenGI - duke siguruar që performanca e platformës të mos ndikohet nga performanca e kompjuterit tuaj.

I THJESHTË DHE I BESUESHËM
TËRHEQJA E PARAVE
PayPal
Mastercard
Neteller
Skrill
Visa